E Enjte, 5 Nëntor 2026

Levandovski-Haland te Bajerni?

Ish-kryetari i bordit të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge përjashtoi mundësinë që Robert Lewandowski dhe Erling Haaland i Borussia Dortmundit, mund të formojnë një dyshe sulmuese te Bayern Munich. “Unë mendoj se kjo është marrëzi, nuk është e mundur,” – tha Rummenigge të dielën.

Ish-trajneri i bavarezëve më tepër shpreson që Lewandowski do të zgjasë kontratën e tij me Bayern përtej 2023. “Jam i bindur se Bayern e di vlerën që ka Roberti”, shpjegoi ai, duke vënë në dukje se falë një “mënyre jetese shumë profesionale”, sulmuesi 33-vjeçar mund të performojë në nivelin më të lartë për më gjatë, si Cristiano Ronaldo i Portugalisë.

Sipas Rummenigge, në sistemin e Bayernit, i cili luan me një sulmues, është e paimagjinueshme që ata të formojnë një dyshe sulmuesish Lewandowski dhe Haaland. “Një sistem loje me një sulmues, me anë të të cilit bayern ka shënuar dekadën më të suksesshme në historinë e klubit, nuk besoj se do të heqë dorë tani” – argumentoi ai.

Në çdo rast, Rumenige tha se nuk është e sigurt që Haaland, 21 vjeç, i cili po kërkohet nga shumë klube të mëdha, do të largohet nga Borussia Dortmund pas këtij sezoni. Përveç kësaj, ai pohoi se gjatë një takimi të fundit, trajneri i Dortmundit Watzke i tha atij se ishte “mjaft optimist” për mundësinë e mbajtjes së Haaland përtej fundit të sezonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›