Levandovski kërkon pushim, nuk do të jetë në ndeshjet e qershorit me Poloninë

Edhe Robert Levandovski ka nevojë për pushim. Pas një sezoni të gjatë me Barcelonën, 36-vjeçari i ka kërkuar trajnerit të kombëtares polake që të mos e grumbullojë në dy takimet e qershorit (më 6 Polonia sfidon në miqësore Moldavinë, më 10 Finlandën për Kualifikueset e Botërorit 2026).
Komisari teknik i Polonisë, Michal Probierz, ka pranuar kërkesën e polakut duke marrë parasysh sezonin e lodhshëm. 36-vjeçari ka luajtur plot 52 ndeshje, 47 prej të cilave i ka nisur që nga minuta e parë duke shënuar plot 42 herë.
Numrat flasin qartë për impenjimet e shumta të Levës, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e shokëve të ekipit, të cilët i ka siguruar se do të jetë gati në shtator.