E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leverkusen: E duam Henrikuen edhe për një vit

Leverkusen - Drejtuesit e Bajern Leverkusenit tregohen të gatshëm për të mbajtur edhe një vit tjetër në gjirin e tyre mbrojtësin Henrikue. Henrikue është dhënë në formë huazimi nga skuadra e Barcelonës për një vit.

“Dëshirojmë që Henrikue të qëndrojë edhe për një vit tjetër me ne, dhe për këtë po presim vendimin e skuadrës së Barcelonës. Shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje për të ardhmen e tij në këto ditë”, deklaron Rudi Vëler, drejtori sportiv i Leverkusenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›