E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançesteri Siti ka gati 70 mln për David Vilën

Mançester Siti ka të gatshme një ofertë prej 70 milion stërlinash për futbollistin e Valencias David Villa. Lajmin e bujshëm e ka publikuar sot e përditshmja angleze Daily Star. Për David Vilën janë të interesuara edhe skuadrat e Çelsit dhe Realit të Madridit. Sipas gazetës së lartpërmendur, Vila do të qëndrojë tek Valencia deri në përfundim të këtij sezoni, dhe në muajin gusht do të largohet. Me 70 milionët e Vilës skuadra e Valencias mund të marrë Elanon ese Xho si mesfushor teknik.

Menaxheri i lojtarit pohon se skuadrat angleze që kërkojnë shërbimet e tij janë të shumta, por ai nuk ka vendosur asgjë me saktësi për të ardhmen e tij.

Një largim të mundshëm të Vilës e konfirmon edhe drejtori sportive i Valencias, Fernando Gomez. Ai deklaron: “Villa është lojtari jonë më i mirë, dhë është mëse normale që për janë të interesuara mjaft ekipe. Nuk kemi bere asnjë ngutje për të, megjithëse në futboll nuk ka asgjë të pamundur”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›