E Enjte, 5 Nëntor 2026

Leverkusen eliminohet nga skuadra e kategorisë së katërt

Kupa e Gjermanisë, 1/8 finale, ka dhuruar surprizën e radhës në mbrëmjen e sotme. Në sfidën emocionuese të transmetuar në RTSH Sport, Leverkusen është eliminuar nga Rot-Weiss Essen, një ekip që luan në divizionin e katërt gjerman.

90 minutat u mbyllën në barazim 0-0, pavarësisht rasteve të krijuara, sidomos nga skuadra e Aspirinave. Fati, një mbrojtje e ngjeshur dhe mbi të gjitha, aftësitë e portierit Hradecky bënë që skuadrat ti drejtoheshin shtesës.

Leverkusen arriti të kalojë në avantazhë në minutën e 105-të me anë të Leon Bailey, por brenda 10 minutash Rot-Weiss Essen shënoi dy gola dhe siguroi një promovim historik. Kefkir 108’ dhe Engelmann 117’ ishin autorët e golave për vendasit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›