E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizin në Marrëveshje

Prishtina dhe Beogradi kanë bëra hapa konkret në dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Të mërkurën palët u morën vesh në parim për çështjen e lëvizjes së lirë, tregtisë, energjisë dhe telekomunikacionit. Tash, mbetet vetëm të finalizohen detajet, derisa marrëveshjet zyrtarizohen në takimin e radhës. Nga Valmir Klaiqi më 19 maj 2011 në ora 08:08

Raundi i katërt i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, që përfundoi të mërkurën në Bruksel, ka rezultuar me përafrimin e qëndrimeve të dy palëve për disa nga temat që janë hapur në takimet e kaluara.

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë përafruar qëndrimet për të arritur një marrëveshje kornizë për lëvizjen e lirë, tregtinë e lirë, energjinë dhe telekomunikacionin.

Dy delegacionet do t’i informojnë qeveritë përkatëse për t’u konsultuar dhe për të vendosur përfundimisht për arritjen e marrëveshjeve kornizë.

Këto marrëveshje pritet të arrihet më së largu deri në raundin e ardhshëm të bisedimeve, që priten të mbahet në muajin e ardhshëm.

Burime të Express kanë thënë se kanë mbetur të sqarohen edhe disa detaje dhe të finalizohet marrëveshja për këto tema më së largu deri në takimin e radhës, që do të mbahet pas tri javësh.

Optimistë për arritjen e kësaj marrëveshjeje kornizë janë shprehur të mërkurën edhe përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës, të cilët nëpërmjet një komunikate për media kanë konfirmuar përafrimin e qëndrimeve me palën serbe.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Expresss...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›