E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja 8220Tea Party8221 shton trysnine ndaj demokrateve

Levizja konservatore ne SHBA Tea Party mbajti mitingje ne disa qytete te Shteteve te Bashkuara duke premtuar se do te forcoje opoziten kunder politikave te demokrateve dhe se do te mobilizoje nje numer te konsiderueshem votuesish per zgjedhjet per Kongresin amerikan te cilat zhvillohen ne nentor.

Disa mijera njerez marshuan para nderteses te Kongresit ne Washington DC shume prej te cileve mbanin ne duar parulla me shprehjen Kongres ti je i shkarkuar dhe therrisnin votoni kunder tyre.

Ne Sakramento te Kalifornise rreth 4000 njerez moren pjese ne nje miting te Tea Party-it ku perkrahesit e levizjes bene thirrje per anulimin e planit te presidentit Barack Obama per kujdesin shendetesor per mbeshtetjen e kandidateve konservatore dhe per shkurtimin e tatimeve.

Ne St. Luis te Mizurit protestuesit mbushen sheshin te Harku i Qytetit.

Shume nga pjesemarresit ne keto mitingje ishin veshur me ngjyrat e flamurit amerikan dhe mbanin flamuj te verdhe me nje gjarper me mbishkrimin mos me sulmo.

Votimet e nentorit behen per te gjitha vendet e Dhomes se Perfaqesuesve dhe 37 vende te Senatit i cili ka gjithsej 100 ulese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›