E Hënë, 2 Nëntor 2026

Protestojne hekurudhoret greke

Punonjesit e hekurudhave greke paralajmeruan nje proteste te re 24-oreshe. Protesta fillon te henen pas mesnate.

Sipas agjencise greke ANA punonjesit hekurudhore ne kete menyre shprehin pakenaqesine e tyre me masat e kursimit qe u paralajmeruan nga Ministria greke e Transportit dhe Infrastruktures.

Hekurudharet greke e ndaluan punen edhe javen e kaluar duke shkaktuar tollovi ne transportin e brendshem dhe te jashtem hekurudhor te udhetareve dhe mallrave.
Javen e kaluar puna u nderpre edhe nga punonjesit e metrose ne Athine nga transportuesit me autobuse dhe mjete tjera rrugore duke paralizuar keshtu transportin ne kryeqytetin kater milionesh grek.

Keto protesta jane njelloj proteste ndaj planeve restriktive qe qeveria mendon ti aplikoje per zgjidhjen e problemeve ne sektorin e transportit publik i cili ka vite qe punon me humbje te medha.

Qeveria e Greqise eshte e detyruar te aplikoje masa te rrepta te kursimit me qellim te permbushjes se kushteve per perfitimin e kredive nga FMN dhe institucionet financiare te BEse per tejkalimin e krizes enorme ekonomike dhe financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›