E Martë, 3 Nëntor 2026

Lëvizja “Bashkë” çel fushatën nga Fieri: E reja po lind

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Lëvizja “Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori hapi sot fushatën elektorale në qytetin e Fierit.

Qorri premtoi se e reja po lind dhe se shtresa e mesme e popullsisë do të mbështetet.

Ai foli edhe për mbështetje të sipërmarrësve të ndershëm.

“E reja po lind në çdo padrejtësi që pëson populli shqiptar, te bujku që keqpaguhet dhe e çon dëm produktin bujqësor, te çdo profesionist i lirë që nuk çan dot në treg, te çdo sipërmarrës i ndershëm që përballet me oligarkinë monopoliste, te çdo pensionist që vuan në varfëri”, u shpreh Qorri.

Kreu i lëvizjes “BASHK˔, tha se shpresa do të lindë edhe për të rinjtë që sytë i kanë përtej kufirit. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›