E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja Nano sqaron se çfarë do të thotë dalëzots

Share

Arian Galdini vetë ka shpjeguar sot për Shqip lidhjen e tij me Nanon. Ai thotë se ka qenë kundërshtar i ashpër i Nanos, por prej pak ditësh ai është njohur dhe bërë një mbështetës i flaktë i Nanos

Lëvizja Nano ka nisur një njoftim ku sqaron se çfarë do të thotë dalëzots. Në njoftimin e nisur nga Arian Galdini, bëhet një shpjegim i detajuar për këtë term.

Sqarim per termin dalëzots:

1. Zotësia në shqip nënkupton aftësi, kapacitet, dhunti, talent. Psh. Ne themi: Ai është i zoti/ Ajo është e zonja.

2. Zotësia në shqip nënkupton pronësi. Psh. Ne themi: I zoti i shtëpisë, i zoti i tokës, etj. etj.

3. Zotësia në shqip nënkupton edhe vetëvendosje, vetëqeverisje apo qeverisje e vetvetes.

4. Ti dalësh për zot punëve të tua, ti dalësh për zot dinjitetit tënd, do të thotë të mbërthesh brenda vetes tënde kapacitetin, aftësinë, pronësimin, vetëadministrimin, vendim-marrjen me dinjitet dhe integritet te plotë.

Prandaj edhe dalëzotësia është vetëdijësim qytetar për mundësitë që janë brenda individit, qytetarit, për të qenë aktor dhe faktor këmbëngulës në gjithëçka që ndodh brenda tij, rreth tij, në të dhe për të. Dinjiteti është i yni, ndaj edhe i dalim për zot. Jeta është e jona e ndaj i dalim për zot, pa harruar që ti jemi mirënjohës dhe falenderues të sinqertë Zotit që na e ka dhuruar këtë jetë.

Qyteti është i yni, ndaj edhe i dalim për zot. Vendi është i yni ndaj edhe i dalim për zot. Kombi është i yni ndaj edhe i dalim për zot. Dalëzotsat janë qytetarët të cilët si individë të ndërgjegjësuar ndërtojnë së bashku komunitetin moral dhe të angazhuar për ti transformuar pozitivisht qytetet, komunat, bashkitë, vendin tonë dhe kombin tonë.

Dalëzotsat janë qytetarë të përgjegjshëm, modestë, të thjeshtë, që i dalin për zot dinjitetit të tyre personal më së pari, e më tutje i dalin për zot ideve dhe bindjeve të tyre, i dalin për zot historisë së tyre, e paskëtaj i dalin për zot vendit dhe dinjitetit të vendit të tyre. Të jesh dalëzots do të thotë të jesh njeri që ke kurajo dhe modesti, thjeshtësi dhe pastërti shpirtërore, për tu dale për zot punëve të mbara e të mira për vendin tënd. Të jesh dalëzots do të thotë të dish të shërbesh dhe të jesh në gatishmëri të vendit tënd, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›