E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja Rinore për Integrim starton Akademinë Verore për politikën në Jalë

Lëvizja Rinore për Integrim ka startuar ditën e sotme aktivitetin e përvitshëm, Akademia Verore për politikën në Jalë.

Në këtë aktivitet, kanë qënë të pranishëm kreu I Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleaxandër Arvizu, dhe ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi.

Në fjalën e tij e tuj në këtë aktivitet, kreu i LSI-së Ilir Meta duke u shprehur krenar për LRI-në tha se  se rinia shqiptare është suksesi i të ardhmes.

Jemi të gjithë krenar për LRI-në. Fitorja e LSI-së është kontributi më i mirë që Shqipëria të Ecë më shpejtë. Rinia suksesi për një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë. Ndryshimi do të ndodhë duke punuar të gjithë sëbashku. Lëvizja Socialiste për integrim I mban premtimet. LRI është një shembull pozitiv për të gjithë politikën, u shpreh Meta.

Ndërsa ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleaxandër Arvizu, në fjalën e tij u shpreh:

Perfomanca juaj ishte impresionuese. Politika konstruktive është baza e suksesit. Përshëndesim përfshirjen e të rinjëve dhe grave, të rinjtë janë e ardhmja e Shqipërisë, tha Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›