E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Per ushtrine po ndertohet nje godine e re moderne

Ndryshe nga heret e tjera, Kryeministri Sali Berisha, i është përgjigjur komenteve në faqen e tij në rrjetin social FACEBOOK. Teme kryesore ka qene kalimi i selisë së Partisë Demokratike tek Shtëpia Qendrore e Ushtrisë. Duke iu pergjigjur njerit prej komenteve, Berisha shkruan se ka qene nje kerkese e Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjitheshem, qe Shtepia Qendrore e Ushtrise te kalonte ne nje ndertese tjeter 7 kateshe. Berisha shkruan se vendimi per rindertimin e kesaj ndertese eshte nje vendim i vete ushtarakeve. Kryeministri Berisha shkruan se reagimi i Piktorit eshte deshmi e urrejtjes se tij primitive te trashguar ndaj partise kundershtare. Aktualisht selia e PS, shkruan Berisha, ka hapesira dhe siperfaqe ndertimi rreth 4 here me te madhe sesa selia e PD. Vec te tjerave shton ai, ne planin francez Rama kishte planifikuar funksione dhe pronesi jo ushtarake per ndertesen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›