E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizja e Legalitetit dorëzon dy ankimime në KQZ: Të rinumërohen votat në Dibër dhe në Tiranë

Lëvizja e Legalitetit dorëzon dy ankimime në KQZ: Të

Partia Lëvizja e Legalitetit ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dy kërkesa ankimore për rinumërim të votave në disa qendra votimi në Dibër dhe në Tiranë.

Përsa i përket Dibrës, Legaliteti kërkon që të rinumërohen votat në kutinë "1100", pasi sipas kësaj force politike, procesverbali kishte një shënim për dëmtim të përllogaritjes së rezultatit.

"Duke nisur nga vendimi i KZAZ nr.19, na rezulton se në përllogaritje të rezultatit nuk është parashikuar në rezultat QV 1100, kutia e së cilës sipas proces-verbalit të mbajtur në KZAZ është parë e dëmtuar gjatë transportit. Kërkojmë numërimin e saj pranë KQZ dhe shpërndarjen e votave shtesë për subjektin", thuhet në kërkesën e parë ankimore.

Po ashtu, Partia Lëvizja e Legalitetit ka kontestime edhe për procesin e numërimit për disa kuti në Tiranë. Në pretendim thuhet se ka mospërputhje të numrit të votave të dala në ekran me numrin e votave në procesverbal.

"Sipas të dhënave të vëzhguesve tanë pranë këtyre KZAZ rezulton mospërputhje e numrit të votave të dala në ekran, me numrin e votave që hidhen në procesverbal. Kërkojmë rinumërim votash në kutitë përkatëse të këtyre QV për KZAZ 29, 34, 41", thuhet në kërkesën e dytë ankimore.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="702987,702988"]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›