Levizja e protestes ne Iran eshte ende gjalle

Ai duhej te ishte nje demonstrim i heshtur ne mbeshtetje te levizjes per demokraci ne Egjipt dhe Tunizi. Opozita kishte kerkuar per te henen 14.2. lejen per mitingun perkates autoritetet iraniane e kishin refuzuar kerkesen.
Qeveria iraniane do qe ta kanalizoje protesten ne drejtimin e saj. Ajo e cileson levizjen egjiptiane per demokraci nje revolucion islamik dhe i kishte kerkuar opozites ne diten e Revolucionit Islamik ne Iran qe ishte me 11 shkurt te merrte pjese ne demonstratat e organizuara nga shteti. do tubim tjeter per te henen ishte ndaluar rreptesisht.. Te henen deshmitaret treguan se ne rruget e Teheranit kishte prezence te forcave te sigurise.
Bildunterschrift Shume opozitare jane arrestuar
Nje djale i ri thote per Deutsche WellenNumri i miliceve eshte jashte mase i larte. Me sa duket kane rekrutuar edhe femije. Shikon shume djem rreth 10 apo 11 vjec qe kane shkopinj ne duar apo qe kane hipur ne motocikleta. Ato ndalojne njerezit dhe i pyesin se ku duan te shkojne.
Gaz lotsjelles kunder demonstruesve
Gjate dites u mblodhen megjithate gradualisht shume njerez ne rruge dhe formuan grupe te vogla. Por perpjekja e tyre per tu bashkuar ne nje marshim proteste deshtoi. Ne qender te qytetit pati perleshje midis demonstruesve dhe forcave te sigurise te cilet vepruan me gaz lotsjelles dhe shkopinj gome kunder demonstruesve. Nje deshmitar okular 70 vjecar i cili kishte mundur te gjente strehim ne nje shtepi tregon.
Nuk merrja dot me fryme. Shume njerez jane ende ne rruge duke thirrur Vdekje diktatures. Policet qendrojne aty dhe veshtrojne por milicet godasin njerezit pa meshire me shkopinj elektrike. Ata goditen edhe nje grua te vjeter qe po kalonte buze demonstrates.
Udheheqesit e opozites te izoluar nga policia
Shume iraniane kane vendosur video te demonstratave ne Youtube dhe Facebook. Faqja e internetit kaleme.com e afert me levizjen per reforma njoftoi se edhe ne qytetin qendror iranian Isfahan dhe ne Shiraz ne jug te vendit ka patur tubime te ngjashme.
Udheheqesit e opozites Mir Hosein Musavi dhe Mehdi Karrubi nuk u lejuan as te henen qe te dilnin nga shtepite e tyre. Ata jane ne arrest shtepiak qysh javen e kaluar. Shume politikane te opozites dhe bashkepunetore te Musavit dhe Karrubit u arrestuan ne ditet e fundit.
Bildunterschrift Deshmitaret okulare treguan se te pakten tre demonstrues te plagosur nga arme zjarri u derguan ne spital
Lufta per demokraci vazhdon edhe ne internet
Faqja e internetit kaleme.com njoftoi se te henen policia e bllokoi hyrjen e shtepise te Musavit dhe paralizoi lidhjet e tij telefonike. Pak me vone nuk ishte me e mundur as te hyje ne kaleme.com e bllokuar nga qeveria iraniane. Ajo preu edhe lidhjet e telefonise celulare ne disa zona te qytetit. Nga ana tjeter hakeret e grupit Anonymous sulmuan faqet e internetit te qeverise. Nje ekspert i IT i cili deshiron te mbetet anonim thote Agjencia iraniane e lajmeve IRIB.ir tani eshte e pakapshme. Ky ishte suksesi yne me i madh ne kete nate. Por disa nga faqet pro-qeveritare te internetit jane te paprekshme. Si per shembull Rajanews.com apo Farsnews.com. Faqe te tilla kane nje mbeshtetje te forte nga Kanadaja apo Austria pavaresisht nga sanksionet kunder qeverise iraniane.
Te henen ne mbremje agjencia gjysme-zyrtare e lajmeve Farsnews e cila eshte e afert me garden paramilitare revolucionare raportoi per arrestime te protestuesve. Opozita njoftoi te henen per nje fitore te madhe dhe te papritur. Keshilltari i Musavit qe jeton ne Paris Ardeshir Amir-Arjomand i tha BBC se levizja e protestes jeton dhe ne do te vazhdojme.
Po ne te njejten mbremje Amnesty International denoi goditjen kunder demonstruesve paqesore ne Iran.
Autor Shabnam Nourian/ Angelina Verbica
Redaktoi Aida Cama