E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama prezantoi planin e shpenzimeve ai do edhe te kurseje edhe te investoje

37 bilione dollare do te kushtoje buxheti i SHBA i vitit 2012 dhe do te plotesoje dy detyra nga njera ane ai do te reduktoje deficitin buxhetor nga ana tjeter ai synon ti beje SHBA serish te afta per konkurence. Prandaj projektbuxheti parashikon shkurtime te gjithanshme dhe ngrirjen e shpenzimeve por edhe investime ne sektoret e arsimit shkences dhe infrastruktures.

Ne nje fjalim te shkurter ne nje shkolle ne Baltimore ne shtetin federal Maryland presidenti i SHBA Barak Obama deklaroi

Kur bera betimin premtova qe do ta reduktoj ne gjysmen e tij deficitin buxhetor ne fund te mandatit tim te pare. Me buxhetin qe propozoj sot 14.2. une e mbaj kete premtim. Ne vitin 2050 ne do te jemi ne gjendje ti financojme shpenzimet me te ardhurat.

Pritet rezistence ndaj kursimeve

Projektbuxheti duhet te miratohet nga kongresi dhe Obama eshte i ndergjegjshem se me propozimet e tij do te ndeshe ne rezistence edhe ne partine e tij. Sepse plani i tij financiar parashikon shkurtime prej 11 bilione dollare ne dhjete vitet e ardhshme.

Ndalimi i shpenzimeve do te thote se ne duhet te marrim vendime te veshtira dhe te ndermarrim shkurtime ne gjera qe jane shume te rendesishme per mua. Per shembull ne programet e aksionit per komunat ne lagje me te ardhura te uleta.

Ndihma per ngrohje per nevojtaret pergjysmohet buxheti per projektet e infrastruktures si pajisje per filtrimin e ujit shkurtohet me 1 miliarde dollare dhe programet e arsimit gjithashtu reduktohen. Por edhe sektore te tjere duhet te vuajne buxheti i mbrojtjes ne pese vitet e ardhshme do te reduktohet me 78 miliarde euro gjysma e te gjitha ministrive duhet tia dale mbane me me pak para.

Investime per te ruajtur aftesine per konkurence

Njekohesisht presidenti paralajmeroi qe te mos vihet ne diskutim per shkak te kursimeve aftesia per konkurence e SHBA

Ne nje kohe qe ne shkurtojme gjera per te cilat nuk kemi nevoje me te vertete duhet te investojme ne sektore te cilat kane ndikimin me te madh ne te ardhmen tone. Dhe kjo vlen vecanerisht per arsimin.

Prandaj do te pergatiten 10 000 mesues te rinj ne sektoret e matematikes dhe te inxhinjerise. 100.000 te tjere do te kualifikohen ne keto drejtime.

Buxheti iu dorezua te henen ne mengjes Kongresit ku Dhoma e Perfaqesuesve eshte pergjegjese per vendimet e buxhetit. Atje shumicen e kane republikanet dhe ata kane sinjalizuar qe tani se nuk jane te kenaqur me projektbuxhetin e presidentit.

Autor Kristina Bergmann/ Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›