Lëvizja me karta identiteti në rajon, prioritet i Shqipërisë

Në fjalën e tij në këtë takim, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, u shpreh për rëndësinë e këtij takimi për forcimin e paqes, stabilitetit e prosperitetit të rajonit.
Haxhinasto nënvizoi nevojën për konkretizimin e bashkëpunimit rajonal, në fusha të tilla si: infrastruktura rrugore dhe energjetike, shkëmbimet tregtare, siguria, etj.
Ai tha se për zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë nevojitet pjesëmarrja e të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën. “Ballkani Perëndimor, ndodhet në një fazë të rëndësishme drejt integrimit evropian, duke njohur njëkohësisht transformime pozitive. Por, ky proces bashkëpunimi dhe integrimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, si një vlerë e rëndësishme e kësaj nisme rajonale dhe e gjithë bashkëpunimit rajonal”, tha Haxhinasto.
Në fjalën e tij, ai iu referua progres raporteve të BE-së për Kosovën dhe Serbinë, sipas të cilave BE-ja ka inkurajuar fuqishëm palët për të kërkuar zgjidhje praktike dhe pragmatike, me qëllim që Kosova të jetë pjesë e bashkëpunimit rajonal. Në këtë kontekst, ai theksoi edhe njëherë nevojën dhe rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në të gjitha iniciativat rajonale. Në kuadër të lëvizjes së lirë së qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, ai nënvizoi se lëvizja vetëm me karta identiteti biometrike në vendet e rajonit, mbetet një prioritet i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal./Start/
2011-06-29 16:21