E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në ish-Bllok për hakmarrje, arrestohet babë e bir

Për ngjarjen ku mbeti i vdekur shtetasi Nadien Zeneli. 32-vjeç, janë arrestuar shtetasit Marklen Lutfi Haka, 22-vjeç, si dhe i ati i tij Lutfi Beqir Haka, 59-vjeç, lindur dhe banues në Nikël Krujë.

Pas hetimeve intensive, u zbulua se autori i vrasjes së Zenelit dhe plagosjes së dy shtetasve të tjerë është 22-vjeçari, i cili ishe fshehur tek të afërm të tij, larg banesës.

Ndërkohë, i ati është arrestuar pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione. Vrasja-sipas policisë-ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi viktima dyshohej nga familja e shtetasit Marklen Haka si autor i vrasjes se shtetasit Roland Haka ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2004 në qytetin e  Krujës.

Fillimisht u tha se vrasja mund të kishte lidhje me biznesin e kromit në Bulqizë, ashtu sikurse kanë ndodhur disa vrasje vitet e fundit për këtë arsye, por tashmë ka rënë kjo pistë hetimi me arrestimin e autorëve.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në banesën e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë e provës materiale dy armë automatike  mod. 56 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh.

Vrasja në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ndodhi më 13 qershor, në rrugën “Ismail Qemali”, përpara një lokali ku mbeti i vrarë shtetasi Nadien Faik Zeneli, 32- vjeç, lindur në Tërnovë Dibër e banues në Fushë Krujë, si dhe janë plagosur shtetasit Tafë Mandri, 23-vjeç, dhe shtetasi Bledar Miho, 25-vjeç, të cilët menjëherë pas ngjarjes u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-30 09:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›