E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja për Bashkim zhvilloi aksionin “+355”

Lëvizja për Bashkim zhvilloi aksionin publik të quajtur “+355”, që ka për qellim sensibilizimin e opinionit që të ndërpritet shfrytëzimi i prefiksit të telefonisë serbe +381 dhe aktivizimit të prefiksit shqiptar +355.

Në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja për Bashkim, thuhet se të rinjtë e kësaj lëvizje në kuadër të këtij aksioni, të hënën vendosen pllakatin me kërkesën që Qeveria e Kosovës pa asnjë vonesë t’i fillojë bisedimet me organet përkatëse të Republikës së Shqipërisë për shfrytëzimin e përbashkët të kodit telefonik shqiptar.

“Kështu do të shkëpusnim edhe një lidhje me shtetin serb, përkatësisht në vend të prefiksit serb +381, ne do ta kishim prefiksin shqiptar +355”, thotë Lëvizja për Bashkim.

Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni, në qytetin e Prishtinës u shpërndanë fletëpalosje me sqarime lidhur me këtë çështje, ndërsa mbrëmë të rinjtë e organizatës në shumë qytete të Kosovës kanë vendosur pllakate me po këtë përmbajtje.d

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›