Lëvizja për mendimin ndryshe, takim në Akademinë e Arteve
Fraksioni më i ri në Partinë Socialiste i emërtuar “Lëvizja për mendimin ndryshe” do të mblidhet pasditen e sotme në Akademinë e Arteve me një pjesë të anëtarësisë socialiste.
Të pakënaqur me mënyrën autoritare që po udhëheq partinë kryetari në detyrë Rama, figura të njohura të selisë rozë kryesuar nga Blushi, Malaj, Harasani e Islami do të diskutojnë mbi platformën që ata kanë hartuar për modernizimin e partisë më të madhe të opozitës.
Të njohur si kritikët e Ramës, pas humbjes së zgjedhjeve të 28 qershorit, anëtarët e lartë të kryesisë socialiste janë shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga ana e grupit parlamentar socialist.
Ata gjithashtu kërkojnë mbështetjen e anëtarësisë socialiste por dhe publikut për të ndryshuar statutin e Partisë Socialiste si një domosdoshmëri për ta modernizuar. Ndryshime, të cilat nuk u lejua nga Rama t’i prezantoheshin kongresit të jashtëzakonshme të socialistëve mbajtur në fund të muajit gusht.