Lejet e ndërtimit, hapa prapa për biznesin
Vështirësia në marrjen e lejeve të ndërtimit vazhdon të jetë një ngërç që mban mbërthyer dhe vështirëson punën në sektorin e ndërtimit në vend. Një fakt i tillë pasqyrohet edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore Të bësh biznes ku Shqipëria ka bërë hapa prapa në këtë tregues. Përfaqësues të Shoqatës së ndërtuesve pohojnë me shqetësim kohën e gjatë që ju duhet të presin para se të sigurojnë një leje ndërtimi, fenomen më shqetësues sidomos në Bashkinë e kryeqytetit.
Arben Dervishaj, Shoqata e ndërtuesve “Duhen vite për të marrë leje ndërtimi, KRT e Tiranës ka 3 muaj që s’është mbledhur.”
Sipas raportit Të bësh biznes, për të siguruar një leje ndërtimi në Shqipëri duhet të plotësosh 24 procedura dhe të presësh 331 ditë, tregues që na ka ulur 3 vende duke na renditur të 173-tët nga 183 vende të marra në analizë nga Banka Botërore.
Por si përkthehet për bizneset dhe për qytetarët tejzgjatjet e mëdha kohore në sigurimin e lejes për ndërtim?
Për bizneset do të thotë bllokim likuiditeti, për qytarët, shtrenjtim të çmimit të apartamenteve.