E Diel, 1 Nëntor 2026

Lëvizje në Policinë e Shtetit, drejtues të rinj në Korçë, Lezhë dhe Durrës

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në drejtimin e Drejtorive Vendore të Policisë.

Drejtues Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka revokuar dorëheqjen e Drejtues Fatmir Hoxha, i cili do të vijojë detyrën si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas rezultateve të arritura gjatë fundvitit 2025.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›