Lëvizje në polici, ndryshojnë shefat e komisariateve të Krujës, Pogradecit dhe Bulqizës

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në drejtimin e disa komisariateve. Luan Sinanaj, i cili deri më tani mbante postin e shefit të komisariatit të Krujës, është emëruar shef i komisariatit të Pogradecit.
Në vend të tij, në krye të komisariatit të Krujës është emëruar Santiljano Ndreu, i cili më parë ushtronte detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Ndërkohë, Gentian Dedej është caktuar si shef i komisariatit të Bulqizës.
/rtsh.al/