E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lëvizje pa kufizim mes Shqipërisë e Kosovës

Bazuar në parimin e reciprocitetit, asnjë moment nuk është ndalur lëvizja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur as në nisje të pandemisë, kur mosnjohja e sjelljes së virusit ishte frika më e madhe, por as tani, kur shifrat e infektimeve në të dy shtetet kanë shënuar rritje të konsiderueshme.
Ekipet mjekësorë të Kosovës janë rikthyer në dogana që në fillim të nëntorit. Ata punojnë në dy turne me nga dy infermierë.
Sipas INSTAT nga Kosova në Shqipëri gjatë periudhës janar-shtator 2020 kanë hyrë afro 1 milion e100 mijë shtetas, ose afro 1 milion më pak se në 2019-ën. Megjithatë këtë vit të vështirë pikërisht pushuesit nga Kosova e rajoni u cilësuan “varka e shpëtimit” për turizmin veror. 
Pas Kosovës, renditet Maqedonia e Veriut nga ku në nëntë muaj hynë në Shqipëri 298.350 persona, nga Greqia 172.830 persona e nga Italia 100 013 persona. 
Edhe mes Maqedonisë së Veriut lëvizja me Shqipërinë nuk ka asnjë kufizim, ndërsa Greqia së paku deri me 30 nëntor do mbajë në fuqi kufizimet.
Në Greqi lejohen të hyjnë vetëm personat me dokumenta greke, ose punëtorët sezonalë që plotësojnë një procedurë të veçantë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›