E Enjte, 5 Nëntor 2026

Manchester United, Bruno Fernandes: E urrej të humbas

Bruno Fernandes, në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të Manchester United ka bërë të ditur se e urren të humbasë, në çdo fushë. “Unë e urrej humbjen, në çdo fushë. Një ditë isha duke luajtur me vajzën time, ndonjëherë e lija të fitonte, por në një moment… ‘bang bang’ dhe e fitova ndeshjen. Gruaja ime më shikon e më thotë: Je gjithmonë i njëjti”.

Portugezi spjegon kulturën e tij të fitores. “Kam një familje ku paraqitjet e mia vlerësohen gjithmonë. Sa herë që mbaron një ndeshje, unë marr një mesazh nga nëna ime dhe gruaja ime. Nëna ime më shkruan gjithmonë të njëjtën gjë: luajte mirë. Ndërsa gruaja ime jo, vetëm kur luaj shumë mirë. Në të njëjtën linjë është edhe babai. Pas ndeshjes me Newcastle më dërgoi një mesazh: Urime për golin, por që nesër do të të tregoj se si të gjuash penalltinë. Dhe të mendosh se kam humbur vetëm një nga 11 që kam ekzekutuar. Por janë situate që të ndihmojnë, sepse je i vetëdijshëm se të gjithë po të shikojnë dhe kërkojnë më shumë prej teje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›