Serbët akuzojnë shqiptarët se qëlluan mbi kampet e tyre
Familjet serbe të kthyera në fshatin Zallç të Kosovës akuzojnë shqiptarët se kanë qëlluar me gurë mbi kampet e tyre mbrëmë rreth orës 22:00.
Ata deklarojnë për mediat serbe se e kanë kaluar natën pa gjumë, duke u kujdesur për tendat e tyre. Në fakt, shqiptarët kanë protestuar gjatë ditëve të kaluara, me pretendimin se mes serbëve të kthyer ka edhe persona të cilët akuzohen për krime lufte në vitin 1999.
Ndërkohë, ministri kosovar për Kthimin dhe Komunitetet, Sasha Rashiç ka deklaruar se do të vizitojë sot fshatin Zallç, ndërsa nesër do të kërkojë seancën e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të cilin e kryeson kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërkohë, Policia rajonale e Pejës i ka hedhur poshtë këto akuza. Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Zeqir Kelmendi, deklaron se gjatë mbrëmjes të së martës, policia ka marrë informata për dy raste të hedhjes së gurëve në tendat ku janë të vendosur serbët.
Në kohën kur janë paraqitur rastet, sipas Kelmendit, patrullat policore kanë qenë afër vendit ku supozohet të ketë ndodhur incidenti. Ai theksoi se pas inspektimit të vendit të ngjarjes nuk kanë mundur të gjenden shenja që flasin për një sulm eventual.