E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lewandowski Maksimumin per Dortmundin

Robert Lewandowski foli mbi dështimin e transferimit të tij tek Bayern Munchen dhe siguroi tifozët e Dortmundit se tashmë është i përqendruar vetëm tek ekipi aktual.

“Do të jap maksimumin tim për Dortmundin. Nuk më intereson se çfarë ndodhi këtë verë dhe kur zbres në fushë mendoj vetëm për fitoren e skuadrës sime”, tha sulmuesi polak në një intervistë për ‘Bild’. Lewandowskit i skadon kontrata me Borussia Dortmund vitin e ardhshëm dhe pritet të largohet nga ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp me parametër zero, por para se të largohet, ai ka theksuar se kërkon trofe të tjerë me verdhezinjtë. “Të shtunën fituam Superkupën e Gjermanisë dhe shpresoj shumë që ky titull të mos jetë i fundit me Borussian për mua”, deklaroi Lewandowski. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›