Lewandowski i Cityt?

Manchester City është në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Carlos Tevez drejt Juventusit, dhe zgjedhja e parë po mendohet të jetë Robert Lewandowski, ku sipas gazetës Daily Mirror the citizens janë të gatshëm të japin për të 30 milion euro.
Se Lewandowski mund të kalojë drejt Cityt, tregojnë edhe këto dy arsye: E para është se klubi gjerman Borussia Dortmund nuk dpo duan ta transferojnë polakun te rivali i tyre Bayern Munich, dhe e dyta se ai ka edhe një vit kontratë, dhe nëse nuk e shesin sivjet për një shumë parash ai vitin tjetër mund të shkojë si transferë i lirë.
Për momentin City ka vetëm dy sulmues, Dzekon dhe Agueron dhe pas shtijes së Tevez ata kanë nevojë për një përforcim në këtë pozitë,dhe kush më mirë se Lewandowski do ta përmbushte atë./indeksonline/