E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lewis Hamilton, një tjetër rekord

Fundjava e Çmimit të Madh të Francës ka ofruar një rekord të ri për Lewis Hamilton. Britaniku ka hyrë tashmë në mënyrë ekskluzive në klubin e pilotëve me pjesëmarrjen në më shumë se 300 çmime të mëdha, kur ai është ende aktiv. Një rekord që shtatë herë kampioni i botës e ndan me pesë kolegë të tjerë: Kimi Raikkonen, Fernando Alonso, Rubens Barrichello, Michael Schumacher dhe Jenson Button.

Një listë me emra pilotësh të famshëm dhe piloti i Mercedesit, të paktën për momentin, nuk bën përjashtim. Por ekziston një statistikë jo shumë pozitive për pilotët e tjerë, pasi asnjëri prej tyre nuk ka arritur të fitojë një garë në F1 pasi ka kaluar kuotën e 300 Çmimeve të Mëdha.

Ndërsa vendi i dytë i Sir Leëis në Paul Ricard është, tashmë një rekord, askush tjetër nuk kishte mundur të ngjitej në podium në garën e tij të treqindë në botërorët e F1. Të gjithë janë në pritje për të kuptuar nëse anglezi do të arrijë të fitojë sërish, duke thyer një tjetër rekord.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›