Marin Meksi nderohet nga Kryeministri i Malit të Zi

Me ftesë të Kryeministrit të Malit te Zi, Abazovic, kampioni mbarëkombëtar dhe i Botës në Bodybuilding z.Marin Meksi u prit dhe u nderua sot nga Kryeministri Dritan Abazovic në Podgoricë së bashku dhe me tre Kampionët e Ballkanit që janë po nga Shqipëria, përkatësisht atletët Bruno Nuho, Irdi Kashari dhe Ledian Bardhi.
Të pranishëm në këtë nderim të cilët u vlerësuan maksimalisht për punën e bërë ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding&Fitness të Shqipërisë, z.Rando Kukeli si dhe ai i Kosovës, z.Sabri Dragusha.