E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezha mirëpret rapsodë dhe instrumentistë popullorë nga i gjithë vendi

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë ka startuar në Lezhë, duke sjellë për edicionin XIII të tij një përvojë të pasur kulturore dhe artistike.

Në skenën e Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri”, për dy netë radhazi, publiku do të shijojë interpretime magjike nga rapsodë dhe instrumentistë të moshave të ndryshme.

Skena e Pallatit të Kulturës u vesh mbrëmjen e djeshme nga kostumet tradicionale shumëngjyrëshe që pasqyrojnë larminë kulturore shqiptare, ndërsa rapsodët përcollën melodi autentike, që rrëfejnë historinë dhe trashëgiminë tonë kombëtare.

Ky festival organizohet nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, duke treguar angazhimin për promovimin e vlerave të trashëgimisë folklorike shqiptare.

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë synon promovimin e identitetit, traditës dhe kulturës shqiptare.

1 nga 23

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›