E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pastrohen inertet në akset Qafë Mali-Fierzë dhe Kukës-Bushtricë

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në akset Qafë Mali-Fierzë dhe Kukës-Bushtricë, në veri të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin me mjete dhe punëtorë për ta kthyer qarkullimin dhe gjendjen e akseve në normalitet.

Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor.

1 nga 6

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›