E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezha sistem të ri për menaxhimin e mbetjeve

TIRANË, 8 nëntor /ATSH/ Një sistem i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet këto ditë në Ishull-Lezhë, me synimin e një territori sa më të pastër për qytetarët dhe bizneset.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu thekson se kjo metodë e re që po aplikohet, është vetëm fillimi, pasi pritet që ajo të shtrihet në të gjithë Lezhën.

Metoda e re e menaxhimit të mbetjeve përqendrohet në vendosjen e një orari të caktuar për nxjerrjen e mbetjeve, dakordësi nga ana e banorëve për caktimin e një vendi dhe nxjerrjen e mbetjeve me qese një herë në tri ditë.

Ndreu shprehet se një ambient i pastër është shëndet, kulturë dhe respekt për jetën në komunitet.

“Është fillimi i një jete ndryshe”, thekson kreu i Bashkisë Leshë, Pjerin Ndreu.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, kanë bërë të mundur që Lezha të jetë një qytet gjithnjë e më i pastër.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›