Lezhë- Ekzekutohen 3 anëtarët e një familjeje, nëna, babai dhe djali i tyre
Lezhë- Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në fshatin Blinisht të Lezhës pasi janë ekzekutuar 3 anëtarët e një familjeje.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe mësohet se janë vrarë me armë zjarri babai, nëna dhe djali i tyre. Më konkretisht janë ekzekutuar, Rrok, Miranda dhe Fatjon Shtjefni, përkatësisht 52, 50 dhe 24 vjec, përpara oborrit të shtëpisë.
Sipas burimeve policore shkak ka qenë një zënkë e çastit,dhe ekzekutimi ka ardhur nga fqinji i tyre, tashmë i indetifikuar. Mësohet se në momentin që ata po hynin në banesë kanë hasur në breshërinë e plumbave të automatikut.
Policia është njoftuar menjëherë nga fqinjët, ndërsa forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë kanë rrethuar zonën. Ende nuk ka një tablo të qartë të arsyeve të ngjarjes, por po punohet për arrestimin e autorit.
/IDEA/