E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, ndërhyrje në zonën arkeologjike

Inspektoriati ndërtimor në Bashkinë e Lezhës ka ndërhyrë në zonën arkeologjike pranë kalasë së qytetit, duke e çliruar nga zaptimet e bëra nga individë të ndryshëm. Kanë qënë rreth 15 ndërhyrje që janë kryer nga inspektoriati ndërtimor të cilët i janë referuar kërkesës së bërë nga zyra për menaxhimin e parkut arkeologjik.

Drejtori i inspektoriatit ndërtimor në bashkine e Lezhës Bilal Maldi, ka bërë të ditur se këto hapsira u përkasin të gjithë qytetarëve, ndërsa ka shtuar se do të ketë ndërhyrje edhe në zona të ndryshme të qytetit.
 

Problem mbeten ndërtimet pa leje të kryera në afërsi të kalasë, që sipas Maldit prishja e tyre ka një kosto sociale. Ai ka bërë të ditur se janë realizuar të gjitha procedurat dhe pritet vendimi nga hallka të tjera shtetërore për zhvendosjen apo prishjen e këtyre ndërtimeve.
 

Ndërtimet pa leje në Lezhë janë të shtrira në të gjitha zonat arkeologjike si në qafën e kalasë ashtu edhe pranë vendvarrimit të Skëndërbeut. Një vit më parë pati një iniciativë për ti cliruar këto zona nga ndërtimet pa leje, por ato nuk u realizuan asnjëherë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›