E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, 40 vjeçari qëllohet me 4 plumba në qendër të qytetit

Një atentat ka ndodhur në qendër të qytetit të Lezhës mesditën e sotme. Kastriot Përgjegja, 40 vjeç u qëllua me 4 plumba brenda makinës së tij nga një person që ishte në lëvizje.

40 vjeçari u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushatarak të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe nuk dihet identiteti i tij. Policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›