Lezhë, Kolegji pranon padinëe PD për rinumërimin në 10 QV
Të tjera rreth shkrimit PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë Bele: Brenda pak ditëve do kërkojmë certifikimin e zgjedhjeve
TIRANE- Pas ndalimit të çështjes për ankimimin e PS për rivotim në qarkun e Lezhës, Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike po për këtë qark. Pas paraqitjes së pretendimeve të PD lidhur me votat në qarkun e Lezhës, Kolegji ka pranuar vlerësimin e provave të paraqitura nga PD, dhe ka vendosur rinumërimin e 10 Qendrave të Votimit për Qarkun e Lezhës për ZAZ nr. 13, kryerjen e rinumërimit dhe rivlerësimit për këto qendra në ambjentet e Gjykatës së Apelit sot në orën 15:00.
Ndërkohë që paraprakisht, Kolegji do të mblidhet për të vendosur formalitetet e rinuëmrimit.
ORA 13:04 PD, BYLYKBASHI: KOLEGJI PRANOI PJESËRISHT KËRKESËN TONË
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rinumërim dhe rivlerësim të 10 Qendrave të Votimit në Qarkun e Lezhës, nënësekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Oerd Bylykbashi tha se kjo kërkesë u pranua pjesësisht. Megjithatë, sipas tij, rinumërimi i votave në këtë qark do të rikonfirmojë atë që ka konstatuar PD deri më tani, “vjedhjen e votave nga PS”.
“Kolegji pranoi pjesërisht kërkesën tonë, vetëm për 10 QV, të cilat provuan se PS në ato qendra kishte trafikuar, vjedhur me presion dhe mënyra të tjera të paligjshme, të paktën 400 vota të PD-së. Megjithatë procesi është në vijim, më vonë do fillojë procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit, dhe ky proces vëtëm sa do të rikonfirmojë atë që keni parë të gjithë ju. Këtu nuk është çështja e mandatit, por mandati i fituar i PD, duhet të bazohet mbi votën e vërtetë të shqiptarëve, çdo votë duhet të shkojë aty ku e ka dhënë qytetari. Ne nuk kemi fituar me 39 vota, por me mbi 700 vota”, tha Bylykbashi.
Ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares së Tv “A1 Report”, lidhur me mënyrën e procedimit sa i takon QV të tjera të Lezhës për të cilat PD kishte prentendime, por theksoi se “ky është një proces në vijim, dhe për momentin s’mund të jap një prononcim lidhur me këtë fakt”.
ORA 12:35 PD, KASO: KËRKOJMË RINUMËRIM DHE RIVLERËSIM TË VOTAVE NË LEZHË
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka theksuar se PD këërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave të zonës zgjedhore të qarkut Lezhë.
“Kolegji Zgjedhor duhet të shqyrtojë çështjen në themel. Themeli është që në përmbajtjen e disa tabelave nuk pasqyrohet rezultati i saktë, duke favorizuar PS-në dhe duke na penalizuar ne. 10 QV të ZAZ-së 13 nuk kanë depozituar tabelat origjinale, por fotokopje të tyre të cilat kanë vetëm vulën e KZAZ-së. Në këto tabela duken qartë korrigjimet dhe rezultati i tyre është i ndryshëm nga sistemi elektronik i KQZ. Nga ky rinumërim u konstatua se ka patur diferenca midis koalicioneve, që shkoi në 740 vota plus për koalicionin e djathtë”, tha Kaso.
Ndërkaq, Kaso theksoi se PD kërkon tabulimin e rezultateve, si dhe të përdoret si provë rezultati i rinumërimit të votave.
“Ajo që kërkojmë ne është që këto tabela transparente t’i konsideroni të mirëqena dhe prova. Ose si indicie për ta çuar Kolegjin në rinumërim të 458 QV-ve të Lezhës nga Kolegji, dhe rezultati të përfshihet në totalin e kësaj zone zgjedhore. Provat janë tabelat e rinumërimit si fakte të njohura botërisht dhe procesverbali i mbledhjes së KQZ-së.
Ndërkaq, edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të njëjtën kërkesë si PD.
ORA 10:20 KOLEGJI NDALON CESHTJEN E ANKIMIT TE PS PER LEZHEN
Kolegji Zgjedhor ka vendosur pushimin e çështjes për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, pasi kjo forcë politike tërhoqi kërkesën e saj. Partia Socialiste kishte kërkuar rivotim në qarkun e Lezhës, ndërkohë që sot nuk ishte e pranishme në Kolegj.
Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor pritet të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me procesin e rinumërimit po në këtë qark.
Pas vendimit të Kolegjit për pushimin e çështjes për ankimin e PS, Nënsekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e ka cilësuar të influencuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor.
“Arsyet e PS për tërheqjen e ankimimit janë taktike, pasi janë përpjekur të mbulojnë atë maskaradë që e zbuluam gjatë rinumërimit. U provuan shkelje të rënda. Kolegji mori vendim haptazi për PS. Kjo tregon presionin që PS po ushtron mbi organin e vetëm ankimor që ka mbetur në këtë vend, pasi shkatërroi KQZ-në si institucion që gjykon pretendimet zgjedhore”, u shpreh Bylykbashi.
Ndërsa ka theksuar se në vijim të shqyrtimit të ankimimit të PD në Kolegj për qarkun e Lezhës, do të kërkohet transparencë e plotë.
“Ligji parashikon që gjykimi vazhdon edhe në mungesë. Po kështu, ligji parashikon që në KQZ pavlefshmëria mund të gjykohet edhe pa praninë e palëve, pasi çështja është në interes të publikut, jo të palëve specifike. Pretendojmë për 1200 vota të vjedhura. Dhe kërkohet transparencë e plotë, dhe nëse është e nevojshme kërkojmë të rivotohet. Ne jemi të bindur për fitoren tonë në Lezhë, por besonim se Kolegji do të qartësonte atë që aty ndodhi. Nën influencën e anëtarëve, Kolegji certifikon kërkesat e PS, dhe kjo është e papranushme. Certifikimi është hap final, dhe është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të vërteta, dhe jo të korruptuara për shkak të presioneve kriminale. Kjo është diçka që duhet shqyrtuar, pasi kjo e keqe duhet nxjerrë nga rrënjët. Kolegji duhet ta bënte këtë, por nuk e bëri. PS kërkoi ndërprerjen e rinumërimit në Lezhë, pasi nuk donte që të dilte hapur vjedhja që ishte bërë në këtë qark. Ne sot në Kolegj do e kërkojmë këtë transparencë të plotë. Ne mendojmë se ajo që ndodhi në Lezhë e Shkodër, ka ndodhur edhe në qarqe të tjera”, tha Bylykbashi.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, nënsekretari për Çështjen Ligjore në PD tha se kjo forcë politike do të vijojë kërkesat për hetimin e çështjes, duke përdorur të gjithë instrumentat ligjorë, për të sjellë transparencën e procesit.
“Transparenca është parim themelor. Është i qartë se në 2009 PS kërkonte diçka të tilla pa provë, por sot kërkon të mbyllë çdo gjë brenda petkut të zejdhjeve. Do të shfrytëzojmë të gjithë instrumentat ligjore, për të sjellë transparencën. Jemi plotësisht në të gjitha afatet dhe parametrat që Kodi Ligjor parashikon për ankimet”, theksoi Bylykbashi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)