Berisha ankohet për administratën, por vazhdon të shpërblejë blëpirësit. Vajza e Zhejit emërohet në ambasadë në Romë
Kryeministri në largim, Sali Berisha, dhe kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, janë ankuar se mazhoranca e re do bëjë reprezalje në administratë.
Por nga ana e tyre, edhe në ditët e fundit vazhdojnë të shpërblejnë ata që gazeta Dita i quan b…lëpirësit e pushtetit.
Siç raporton kjo e përditshme, këto ditë po bëhen një seri emërimesh dhe ndarje licencash, duke favorizuar njerëzit e pushtetit.
Kështu, masakra e para është sa u përket licencave të noterit.
Edlira Nishani, kunata e presidentit Nishani, ka marrë licencën e noterit.
Këtë licencë e kanë marrë edhe Diana Malltezi Hoxha, vajza e xhaxhait të Jamarbër Malltezit, Bedri Luku, Gerti Bode, Jonida Spahia apo edhe Jaçe Hysolli, që nga shofer i drejtorit të doganës së Durrësit është bërë noter.
Shpërblimet vazhdojnë edhe në Ministrinë e Jashtme, pasi së fundmi vajza e Artur Zhejit, Gerarta është emëruar në ambasadën tonë në Romë./ep