E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lezhë/ Mërqia pa ujë të pijshëm, Bashkia projekt për ujësjellës të ri

Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banoret Mërqisë në Njësinë Administrative të Kallmetit në Lezhë. Ky fshat furnizohet me ujë vetëm 1 orë në ditë, por dhe ai është i pakonsumueshëm.

Ujësjellësi i ri është ndërtuar 15 vite më parë, por depoja u vendos ngjitur me Lumin Drin e për pasojë uji ka qenë në vazhdimësi i ndotur.

Në këto kushte rreth 800 banor të Mërqisë detyrohen të blejnë, ujin e pijshëm apo të mbushin në burime disa kilometra larg fshatit të tyre.

‘Mungesa e ujit ju ka vështirësuar jetesën” thonë banorët të cilët kërkojnë zgjidhje të këtij problemi disavjeçar.

E kontaktuar nga Radio Televizioni Shqiptar për këtë çështje, Bashkia e Lezhës bën me dije se është në dijeni të problematikës, e cila do të marrë zgjidhje me ndërtimin e Ujësjellësit të ri për fshatrat Mërqi dhe Raboshtë, investim i cili do të financohet brenda një kohe të shpejtë.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›