E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe aksident rrugor kater te plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor Lezhë-Shkodër, kur dy mjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas informacioneve të fundit dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që nuk bëhen te ditur identitetet e tyre.

Në aksident u përfshinë një mjet tip benz me targa AA 413 DD dhe një makinë Volksëagen me targa LE 7405 A

Aksident në rrugën Milot-Rrëshen, 6 të plagosur

Një parakalim i gabuar ka shkaktuar një aksident të rëndë në autostradën Milot-Rrëshen mbrëmjen e së enjtes. Një autoveturë tip Audi, ku udhëtonin 6 pjestarë të një familjeje nga Dibra, ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, e për pasojë janë plagosur rëndë të gjithë personat që ndodheshin në mjet, njëri prej të cilëve një fëmije dy vjecar.

Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Lacit, por nisur nga gjendja e rëndë shëndetësore, sipas drejtorit të spitalit të këtij rrethi Arben Bruka, ata u dërguan menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se drejtuesi i automjetit që u aksidentua, ka tentuar të parakalojë por ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar dhjetëra metra larg rrugës.

Fier, makina del nga rruga, vdes 17-vjeçari

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Patosit, ku një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 17-vjeçari Fabio Mema që udhëtonte si pasagjer dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 19- vjeçari Klodian Mema.

Ne vendi ne ngjarjes kane mebrritur menjehere uniformat blu te cilat kane nisur menjehere punen per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti. Paraprakisht mendohet se shkak ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. I plagosuri u dergua ne spitalin e Fierit per te marre ndihmen mjekesore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›