E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gushi nje grabites profesionist

Pas arrestimit të Viktor Gushit, policia ka mundur të evidentojë 16 akte të rënda kriminale të kryer prej tij, të cilat ishin në listën e krimeve të pazbardhura prej 4 vitesh.

Per nje periudhe kater vjecare, 44-vjeçari nga Patosi kishte mundur te realizonte nje seri grabitjesh, kater prej te cilave kane perfunduar me vrasje dhe plagosje te renda. Drejtori i policise se Tiranes, Bernard Çaushaj gjate prononcimit te pare publik pas marrjes ne pyetje te 44-vjeçarit ka bere te ditura te tjera detaje te aktivitetit kriminal te Viktor Gushit.

Sipas kreut te policise, rezulton se ai ishte nje grabites profesionist dhe vepronte vetem, frekuentonte shume lojrat e fatit duke shpenzuar parate qe grabiste dhe nje pjese e depozitonte pikerisht ne banken e radhes qe do grabiste. Policia ka mesuar se grabitesi ishte duke planifikuar sulmin e radhes javen e ardhshme.

"Po përgatitej të kryente edhe vjedhjen e radhës. Ai ishte shume i kthjellët për të kujtuar cfarë kishte kryer dhe tregonte me qartësi aktet që ishte kryer. Sa herë mbetej pa para përgatiste vjedhjen e radhës. Ky person ishte një frekuentues i rregullt i kazinove", tha Çaushaj.

I konsideruar si objektive me i rendesishem nga policia, arrestimi i Viktor Gushit ka marre nje nga organizimet me te medha policore, duke perfshire te gjithe sektoret, nga policia rrugore, policia kriminale, e rendit, forcat speciale dhe  der ti tek oficeret e sherbimit te kontrollit te brendshem, te cilet kane qene te paret qe kane hyre ne nje pika bastesh ku grabitesi po ndiqte nje ndeshje futbolli. Per shkak te natyres se operacionit, mbahet e pandricuar fusha e bashkepunetoreve, por sipas drejtorit te policise se Tiranes ndihme te konsiderueshme dha edhe shperblimi i vendosur prej policise.

"Edhe kjo ka ndikuar në burimet e shumta të informacionit, në telefonatat e shumta që kemi patur në Drejtorinë e Qarkut", tha Çaushaj.

Policia e kodoi kete operacion me emrin "Banka" i realizuar nga Strukturat për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale Speciale. Pamjet filmike te sekuestruar nga objekte private ne zonen e Xhamllikut jane nje tjeter ndihmese qe policia e Tiranes kishte ne kete operacion.
 
Viktor Gushi, qe pas divorcit tetë vjet me pare pranoi se ishte futur ne boten krimit fillimisht ne Greqi, ku ishte proceduar edhe penalisht per prodhimin dhe mbajtjen e lendeve narkotike. Ne vitin 2008 i kthyer ne Shqiperi, ndermori nje sere grabitjesh kryesisht ndaj bankave. Ne formimin e tij psikologjik pjesa e renduar mbetet vetem ndaj femrave per shkak te divorcit. Urrejtjen e tij ndaj tyre Gushi pranon ta kete kryer shpesh.

Ai ka pranuar perpara policise plagosjen e arketares se Ujesjelles-Kanalizimeve tek shkolla e Baletit, ne korrik 2010, plagosjen e arketares se filialit te postes tek Medreseja, ne Nentor 2010 dhe vrasjen e se martes ne mesdite te arketares se bankes. Gushi pranoi se ishte pergatitur te reagonte me arme ndaj çdo kundershtimi, sidomos kur kishte te bente me nje femer.

Arrestimet, Nishani vlerëson policinë

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit për operacionin në Vlorë dhe atë në Tiranë.

Zyrtari i qeverisë theksoi se struktura e hetimit të krimit ka bërë një investigim profesional në mbështetje edhe të degëve operacionale në Tiranë dhe në Vlorë.
 
“Shpreh edhe vlerësimin për laboratorin e kriminalistikës, të cilët në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provave të nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin”, u shpreh Nishani. Po ashtu ministri falenderoi qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në përmbushjen me sukses të operacioneve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›