Lezhë, arrestohet autori i 3 i vendosjes së eksplozivit
Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e tretë, i cili akuzohet për vendosjen e eksplozivit në një lokal. Ai është 19 vjeçari Elton Malaj, arrestimi i tij ka ardhur pas prangosjes së 2 bashkëpunëtorëve të tij, 33 vjeçari Altin Noga dhe 16 vjeçari E.G.
LEZHE- Arrestohet personi i tretë, autor i ngjarjes së vendosjes së eksplozivit në Shëngjin të Lezhës. Policia e Lezhës arrestoi Elton Malaj 19 vjeç kamarier në këtë lokal. Arrestimi u bë pas dy të dyshuarve të tjerë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Ngjarja ndodhi një dite më parë në Shëngjin, ku lënda eksplozive e llojit tritol u gjet në një çantë në një lokal dhe pranë saj edhe një celular i telekomanduar. Në pranga kanë përfunduar 33 vjeçari nga Lezha Altin Noga, një 16 vjeçar me iniciale E.G dhe 19 vjeçari Malaj.
Sipas policisë së Lezhës, tre të arrestuarit kishin për qëllim të hidhnin në erë lokalin e Eduart Cinit, gjatë kohës që ky i fundit administronte biznesin e tij. Shkaqet e një ngjarje të tillë janë cilësuar motive të dobëta nga policia e Shkodrës, ndërsa një ditë më parë efektivë nga Lezha dhe Tirana u bashkuan në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur c'aktivizimin e tritolit me telekomandë. Sasia prej rreth 3 kg u gjet nga vetë pronari i lokalit, e vendosur në një çante pranë rrethimit të godinës dhe pranë saj ndodhej edhe nje aparat celular, që dëshmonte për telekomandim në distancë. Një ditë më parë u bllokua lëvizja e këmbësore dhe makinave në aksin rrugor pranë lokalit ndërsa u shoqëruan disa persona në komisariat, prej të cilëve policia arrestoi sot tre prej tyre me akuzën e vrasjes së paramenduar me lëndë eksplozivi me telekomandë.
(a.r/news24/balkanweb)