E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vdes nga një infarkt minatori 44-vjeçar

Një tjetër minator ka humbur jetën sot në Bulqizë. Kësaj here, shkak nuk është shembja e ndonjë masivi kromi, por goditja nga një atak kardiak. Viktima është 44-vjeçari Enver Karaj, i cili punonte si përgjegjës i mekanikes të nëntokës në galeritë e ACR. 

BULQIZË- Një goditje infarkti, ka qenë fatale për 44-vjeçarin Enver Karaj, i cili punonte si minator në minierën e Bulqizës. Në momentin e goditjes nga infarkti Karaj ka qenë në punë. 44-vjeçari ka ndjerë shqetësime të forta në zemër, ai është dërguar menjëherë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas mjekëve të spitalit të qytetit të Bulqizës bëhet e ditur se vdekja ka ardhur për shkak të një ataku kardiak, shenjat e te cilit kane nisur gjate kohës kur minatori ndodhej në galeri. Goditja nga infarkti për 44-vjeçarin kanë ardhur gjatë mbylljes së punës në sipërfaqe të tokës. Viktima punonte si përgjegjës i mekanikes të nëntokës në galeritë e ACR. (a.r/start/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›