Lezhë, arsenal armësh në shtëpi, 4 në pranga
LEZHE- 4 persona janë vënë në pranga nga policia e qarkut të Lezhës, pasi u kapën me një arsenal armësh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin.
Sipas policiseë në pranga janë vënë Albert Kamberi 27 vjec, Eduart Doçi 28 vjec, Shkëlqim Sefa 42, si dhe një tjetër person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se janë sekuestruar dy automjete tip Benz, një sasi e konsiderueshme armë zjarri, armë gjahu, municione luftarake, targa automjetesh të Shqipërisë e Kosovës.
Gjithashtu bëhet e ditur se arsenali i armëve u zbulua në banesat e të arrestuarve dhe në dy automjetet. Po hetohet për zbardhjen e plotë të aktiviteteve kriminale të të arrestuarve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)