15 vjet nga tragjedia e Otrantos, reliket e anijes shqiptare drejt Vlorës
Vlorë- Vlora dhe e gjithë Shqipëria përkujtojnë sot 81 viktimat e tragjedisë së Otrantos. Viktimat e së cilës ishin më shumë gra dhe fëmijë. 15 vjet më parë, më 28 mars 1997, anija shqiptare Katri i Rades u përplas në brigjet e Otrantos me një anijë ushtarake italiane Sibilla duke bërë që fundosej tragjikisht anija shqiptare me 120 persona në bord.
Në këtë 15-vjetor pritet të mbërrijnë në Vlorë busulla dhe feneri i anijes shqiptare. Artistët shqiptarë që ishin pjesë e projketit për të sjellë reliket në muzeun e Vlorës, Arben Beqiraj dhe Artan Ngucaj kanë bërë disa herë thirrje për kthimin ‘Katerit të Radës’ në një monument për viktimat e Otrantos. Sot pjesët e tij do të mbërrijnë në brigjet e Vlorë, që do të shërbejnë si simbol për përkujtimin e viktimave të Marsit 1997.
Në Janar të këtij viti Italia mbylli në muze anijen e tragjedisë teska familjarët e viktimave deklaruan se monumenti në nderim të 81 viktimave të Otrantos nuk do të thotë mbyllja e kapitullit të tragjedisë. Ky ishte mesazhi që përcolli atë ditë përfaqësuesja e grupimit të të afërmve të viktimave, Pushime Cala menjëherë pas inagurimit në Itali të monumentit Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues e krijuar nga skulptori grek Costas Varotsos.
Ndërkaq teksa dhimbja e familjarëve dhe mister i ngjarjes ende nuk janë shuar monumenti synon të shpalosë idenë e përqafimit mes anijes shqiptare Kater i Radës dhe asaj të marinës italiane, nga e cila u godit në vitin 1997 në ujërat e Otrantos. Në atë ceremoni inagurimi ishin të pranishëm drejtues të komandos së Tarantos, (drejtues të operacioneve në vitin 1997), si dhe përfaqësues lokal të Pulias.
Më 28 Mars 1997 gjatë një tentative për të shkuar në Itali 81 persona humben jetën, dhe 24 rezultojnë ende të zhdukur nga 120 personat që ndodheshin në anijen shqiptare. Ende sot familjarët e viktimave të Otrantos bëjnë apel për drejtësi dhe kërkojnë që ‘Kateri i Rades’ të mbërrijë i plotë në Vlorë dhe jo vetëm copeza të tij.
Shkrime të tjera me interes:
- “Tragjedia e Otrantos”, familjarët protestë përpara Konsullatës Vlorë- Të vendoset drejtësia, Mos u tallni me fatkeqësinë e shqiptarëve-...
- Tragjedia e anijes në Itali/ Vijojnë kërkimet për të zhdukurit, mbijetojnë dy shqiptarë Itali- Dy shtetas shqiptarë mesohet të kenë qene pjesë e...
- Italia fut në muze anijen e vdekjes dhe krimin e marinës Itali- Monumenti në nderim të 81 viktimave të Otrantos nuk...