Makinat më të sigurta në botë, "Forbes" shpall 15 automjete që s'pyesin nga përplasjet
Edhe pse kriza ekonomike globale preku xhepat e konsumatorëve në të gjthë botën dhe shitja e makinave pësoi një rënie të madhe në shumë vende perëndimore dhe për shumë kompani të mëdha prodhuese, përsëri gjigandët e automjeteve nuk kanë hequr dorë nga lufta për të kapur dhe pushtuar tregjet si dhe për të rifituar ngritjen e shitjeve që pësuan që nga viti i kaluar. Dhe kësaj here e kanë gjetur, orientimi i firmave prodhuese të makinave për 2009ën është siguria që ato ofrojnë për pasagjerin. Sipas revistëts prestigjoze angleze "Forbes", në një konkurs të zhvilluar pikërisht për sigurinë që automjetei i ofronte klientit shumë makina kanë rezultuar që të jenë mjaft të përmirësuara në sistemin e e mbrojtjes, riorganizimit të airbegëve, por janë shfaqur edhe risi të reja siç është sigurimi i pjesës së kokës sipër shoferin ashtu edhe për pasagjerin. Me fjalinë "Mami dhe babi ju kanë porositur që të ruheni se mos përplaseni, por mbase asnjëherë nuk ju kanë këshilluar që të blini një makinë e cila edhe po të ecet keq përsëri do t'iu shpëtonte jetën", revista "Forbes" ka vijuar me publikimin e makinave më të sigurta për momentin këtë vit. Vendi i parë dhe më i vlerësuar ka qënë për Audin Q7 të re . Kjo makinë ka një mekanizëm I cili mbron nga dëmtimi kokën e pasagjerit dhe të shoferit, dhe ky ka qënë pikërisht një ndër elementët e cila i dha edhe çmimin me 5 yje si makina më e sigurtë. Gjithashtu Q7- ta ka airbag të cilët mbrojnë edhe pjesën e gjoksit si dhe një instrument poshtë panelit i cili mbron komplet pjesën e këmbëve. Modele të tjera të makinave të sigurta të cilat u vlerësuan me çmime janë Mitsubishi Out Lander, Volvo xc90, Saturn Vue dhe Mercedes Benz M Class.