E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe gjendet e vdekur ne dhome 26 vjecarja ende nuk dihen shkaqet

Lezhe 4 janar 2011 NOA - Ne fshatin Grash te Komunes Dajc te rrethit te Lezhes eshte gjetur sot e vdekur ne banesen e saj 26 vjecarja Gentjana Jaku.

Policia e Lezhes deklaroi se sipas te dhenave te familjareve 26 vjecarja ishte zgjuar nga gjumi ne oren 05.00 te mengjesit dhe pasi ishte pershendetur me nenen e saj kishte rene perseri per te fjetur ne dhomen e saj.

Por rreth dy ore me vone Gentjana Jaku eshte gjetur e vdekur ne krevatin e dhomes se gjumit prej familjareve te saj.

Sipas familjareve vajza ka vdekur per shkaqe natyrore.

Gjate keqyrjes se kufomes se Gentiana Jakut mjeket ligjore nuk evidentuan shenja dhune.

Policia e Lezhes po punon ende per sqarimin e plote te rrethanave te kesaj ngjarje.

mit/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›