Diveroli i Gerdecit denohet me kater vjet burg
Florida 4 janar 2011 - Efraim Diveroli trafikanti amerikan i armeve kompania e te cilit arriti disa vjet me pare te siguronte nje kontrate 300 milione dollareshe me Departamentin amerikan te Mbrojtjes u denua me 4 vjet burgim.
Ai u denua per shitjen e miliona municioneve kineze te ndaluara Pentagonit per tu perdorur nga forcat afgane. Vendimin e denimit e mori dje nje gjykate ne Florida raporton radio VOA.
Tani 25-vjecar Efraim Diveroli e pati pranuar qe ne vitin 2009 fajesine pas akuzes per komplot per mashtrim. Ne nje marreveshje me organet e drejtesise Diveroli pranoi se ne vitin 2007 pati planifikuar bashke me punonjesit e kompanise me baze ne Miami AEY per ti shitur ushtrise amerikane municione te ndaluara kineze me vleren e 10 3 milione dollareve te cilat ata u perpoqen ti paraqisnin sikur te ishin prodhuar ne Shqiperi.
Ky veprim shkeli embargon e vendosur ne vitin 1989 nga Kongresi amerikan ndaj armeve te prodhuara ne Kine pas masakres ndaj studenteve kineze ne sheshin Tienanmen te Pekinit.