Lezhë, makina përplas motocikletën, plagoset 1 person
LEZHË- Një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të një personi ka ndodhur mesditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Mabë.
Një automjet tip benz me targa italiane është përplasur me një motorcikletë. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 40-vjecari Gjen Preçi, drejtuesi i motorcikletës, i cili është transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Gjatë manovrimit automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë, ndërkohë që drejtuesi i tij nuk ka pësuar dëmtime.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qënë ndërprerja e gabuar e rrugës nga motorcikleta.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)