PD: Presim fundin e procesit, por qytetarët votuan Bashën
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar mesditen e sotme ndaj deklaratave të Selisë Rozë, e cila vetëm pak orë para shpallje së tabelës përfundimtare të rezultateve nëpërmjet deputetit Blendi Klosi pohoi se do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e prodhuar nga KQZ.
Zëdhënësja për shtyp e PD-së Albana Mustafaraj deklaroi se Partia Demokratike po pret rezultatin dhe se mazhoranca është e gatshme të pranojë rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor.
“Partia Demokratike ka thënë që në fillim do të pranojmë rezultatin dhe do presim përfundimin e procesit. Zgjedhje ishin të lira dhe më transparentet të zhvilluara ndonjëherë në vend”,- zëdhënësja e PD.
Mustafaraj akuzoi liderin e opozitës si shkaktarin e prishjes së procesit zgjedhor, ndërkohë që theksoi se tashmë është e qartë që qytetarët kanë votuar pro kandidatit demokrat.
“Zoti Rama pasi dha ultimatum për tu shpallur fitues me 10 vota para, tani do të përbaltë procesin. Tani është e qartë që qytetarët e Tiranës kanë votuat kandidatin e PD. Një ghë është e paqartë pse Rama kërkonte që mos të numëroheshin të gjitha votat”,- deklaroi zëdhënësja për shyp e PD-së Albana Mustafaraj.
(e.m/BalkanWeb)