Lezhë, mbytet 25 vjeçari

Regjistrohet një tjetër ngjarje e rëndë në plazhet shqiptare. Një i ri, rreth 25 vjeç u mbyt në Shëngjin të Lezhës.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:30 të pasdites teksa i riu i identifikuar si Alfred Ujkaj nga fshati Gocaj i rrethit të Lezhës kishte shkuar në Shëngjin për pushime. Mësohet se vikima ka humbur jetën teksa notonte në det.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur edhe më tej shkaqet e mbytjes së tij.